Xhaka në garë për mesfushorin e vitit

Granit Xhaka është në konkurrencë ka dyshen e Bayernit, Xabi Alonso dhe David Alaba, John Greisin e Mainzit, Luiz Gustavon e Wolfsburgut dhe Eurgen Polanskin e Hoffenheimit

Sport

29/04/2015 13:45

Ganit Xhaka e meriton të jetë pjesë e 11-shes së sezonit në Bundesliga 1. Mesfushori nga Kosova i Borussia Monchengladbachut, është dominuar nga uebfaqja zyrtare e Bundesligës (Bundesliga.de), për mesfushorin më të mirë defansiv.

Ai në konkurrencë ka dyshen e Bayernit, Xabi Alonso dhe David Alaba, John Greisin e Mainzit, Luiz Gustavon e Wolfsburgut dhe Eurgen Polanskin e Hoffenheimit.

“Granit Xhaka e ka vendin në mbrojtjen e  Borussias. Ai ka humbur këtë sezon vetëm katër ndeshje, shkaku i lëndimeve dhe kartonëve.

Lojtari i Zvicrës është një teknik i mirë, që këtë sezon ka mesatare të pasimeve 90-91 pasime për ndeshje, më së shumti te Borussia.

Xhaka po ashtu ka shënuar pesë gola, tri prej të cilave ishin brilant nga largësia”, është përshkrimi i ‘Bundesliga.de’, shkruan GazetaOlle.com.

Graniti javë më parë u kërkua edhe nga Atletico Madrid, kurse të martën u gjend në 11-shen e javës në Bundesligë. (Gazeta Olle)

Ky është linku ku mund të votoni, mjafton të klikoni në foton e Xhakës:

http://www.bundesliga.de/de/fanzone/top-11-der-saison-2014-2015/