Xhaka: Ndjenjë e mirë të jesh në shtëpi

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar pas golit të shënuar ndaj Chelseas.

Sport

01/08/2021 20:05

Shqiptari shënoi me kokë në miqësoren ndaj Chelseas, por “Blutë” në fund dolën triumfues, shkruan lajmi.net.

Xhaka mesa duket do mbetet te Arsenal dhe këtë e konfirmoi përmes një postimi në Facebook.

“Ndjenjë e mirë të jesh në shtëpi”, shkroi ai.

Ndërkohë, edhe trajneri Mikel Arteta e ka konfirmuar qëndrimin e Xhakës menjëherë pas humbjes ndaj Chelseas./Lajmi.net/