Xhaka mund të transferohet te Roma

Për Granit Xhakën mund të jetë sezoni i fundit te Arsenali.

Sport

24/02/2022 15:14

Roma janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka. Sipas informacioneve në Londër ata janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për të, transmeton lajmi.net.

Gjiganti nga Italia pritet të rikthejë sytë përsëri nga Xhaka, pasi verën e kaluar nuk arriti të konkretizoi asgjë në lidhje me kalimin e tij te Roma.

Duket se reprezentuesi zviceran është gati për t’u larguar nga Emirates Stadium në fund të sezonit 2021/22.

Ekipi i Mourinhos është ekipi që e dëshiron lojtarin pjesë të tyre./Lajmi.net/