Xhaka me statistikën më të padëshirueshme në Premierligë

Granit Xhaka është bërë pjesë e rekordeve të padëshirueshme në Premierligë.

Sport

12/01/2019 23:40

Mesfushori me prejardhje nga Kosova e që paraqitet për Përfaqësuesen e Zvicrës, ka qenë fytyra tragjike në humbjen 1:0 të Arsenal në udhëtim te rivalët e Londrës, skuadra e West Ham United.

Me këtë humbje, Arsenal mbetet prapa në garën për vendin e katërt, me Chelsea që ia doli të shfrytëzoi gabimin e tyre, duke e mundur 2:1 Newcastle United.

Ky gabim ishte i pesti për Xhakën që prej fillimit të sezonit të kaluar, që është rekord në Premierligë, sepse asnjë futbollist tjetër nuk ka bërë më shumë gabime që kushtojnë me gol se kosovari në këtë periudhë.

Këto gabime e kanë shndërruar atë në cak të sulmeve nga tifozët e Arsenalit./Lajmi.net/