Xhaka, kosovari i parë që shënoi në Botëror

Mesfushori Granit Xhaka është futbollisti i parë nga Kosova që shënoi gol në një Kampionat botëror. Futbollisti nga Prishtina realizoi në humbjen e Zvicrës nga Franca me rezultat 5:2.

Sport

21/06/2014 00:29

Granit Xhaka u bë futbollisti i parë nga Kosova që realizoi gol në një Kampionat botëror.

Mesfushori nga Prishtina shënoi golin e dytë të Zvicrës në humbjen 5:2 nga Franca në kuadër të rrethit të dytë të Grupit E në Kampionatin botëror në Brazil.

Mesfushori i Borussia Monchengladbachut luajti si titullar dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ballafaqimit.

Golin tjetër të Zvicrës e realizoi Blerim Xhemajli – me prejardhje nga Tetova, kurse në duelin e parë të Grupit E kundër Ekuadorit, Admir Mehmedi ishte bërë shqiptari i parë që gjeti golin në Botëror.