Xhaka: Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka së fundmi ka komentuar për çështjen e dyshtetësisë së tij. Xhaka është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur ‘The Pressure Game’, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar ‘Presioni i gjakut’, ishte radha për futbollistin kosovar. Xhaka tha së është krenar që përfaqëson zviceranët, por…

Sport

21/03/2023 12:15

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka së fundmi ka komentuar për çështjen e dyshtetësisë së tij.

Xhaka është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur ‘The Pressure Game’, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar ‘Presioni i gjakut’, ishte radha për futbollistin kosovar.

Xhaka tha së është krenar që përfaqëson zviceranët, por gjaku i tij është Kosova, transmeton lajmi.net.

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë mesfushori.

Tutje ai ka komentuar edhe në lidhje me imazhin e tij në publik dhe raportin me media.

“Nuk e kuptoj pse shkruhen gjithmonë vetëm gjërat negative”, tha më tej Graniti.

Në dokumentar ai u pyet për ndeshjen ndaj Serbisë, në Kupën e Botës, Katar 2022.

“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas ndodh diçka e keqe – dhe unë jam larguar përsëri”, u shpreh mesfushori.

Kujtojmë që për ndeshjet e muajit mars Graniti do jetë i vetmi shqiptar në kombëtaren e Zvicrës, pasi Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri janë jashtë si pasoj e lëndimit./Lajmi.net/