Xhaka: Ja pse më zëvendësuan ndaj Danimarkës

Granit Xhaka ka thënë se shkaku i një lëndimi e ka pasur të pamundur vazhdimin e ndeshjes Zvicër – Danimarkë.

Sport

27/03/2019 19:58

Zvicra dhe Danimarka kanë barazuar 3:3 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Vendasit kishin epërsi 3:0, por kombëtarja e Danimarkës në pesë minutat e fundit arriti të barazonte rezultatin në 3:3.

Ky barazim erdhi pas largimit nga loja të Granit Xhakës, dhe trajneri Vladimir Petkoviq u kritikua shumë për këtë zëvendësim.

“Nuk mund të luaja, në zhveshtore ne folëm për një zëvendësim, por pasi Ricardo Rodriguez duhej të largohej shkaku i lëndimit, kam dashur të jem në dispozicion të ekipit sa më gjatë të jetë e mundur”, ka deklaruar Xhaka, përcjell ‘lajmi.net’.

“Pas golit tim, i kam dhënë sinjal stolit që duhet të largohem sa më shpejtë. Zëvendësimi ishte i pashmangshëm”./Lajmi.net/