Xhaka i hap derën rikthimit te Monchengladbach: Nëse më duan, do të jam gati

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar se në të ardhmen do të jetë gati për rikthimin te Borussia Monchengladbach.

Sport

24/11/2021 14:21

29-vjeçari ishte në Bundesliga për katër vite mes 2012-2016, duke zhvilluar 140 paraqitje për klubin para se të kalojë te skuadra londineze, transmeton lajmi.net.

Xhaka nënshkroi kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2024, por e ardhmja mbetet në dyshime, pasi Roma ka rikthyer interesimin.

Një rikthim te Monchengladbach gjithashtu ka arritur në mendjen e Xhakës, që nuk e ka mohuar që mund të ndodh, por pasi t’i skadojë kontrata.

“Asnjëherë nuk kalova nga Borussia te Arsenal për para. Ishte ëndrra ime të luajë në Angli”.

“Kam vazhduar kontratën, që kam edhe dy vite e gjysmë. Pastaj do jem 32 vjeç dhe nëse Max Eberl (drejtori sportiv i Monchengladbach) dëshiron të më rikthejë atëherë, dera ime është e hapur”, deklaroi ai për “Mit Geredet Pocast”.

Shqiptari është duke u shëruar nga një lëndim seriozë në gju dhe që prej kalimit te Arsenal ka zhvilluar 225 paraqitje duke shënuar 13 herë dhe asistuar 20 herë./Lajmi.net/