Xhaka, i gatshëm të luajë për Kosovën

Granit Xhaka ia ka hapur dyert Përfaqësueses së Kosovës për të ardhmen. Mesfushori kosovar, i cili po qëndron në vendlindje, nuk e ka përjashtuar mundësinë të luajë për vendin e tij.

Sport

16/05/2014 22:34

Lajme të mira nga Granit Xhaka. Mesfushori i Borussia Monchengladbachut nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen ta përfaqësojë Kosovën.

21 vjeçari po qëndron aktualisht në vendlindje për pushime dhe i pyetur nëse do të luajë në të ardhmen për ekipin e Albert Bunjakut, ai ishte i qartë dhe i shkurtër.

“Për Shqipërinë nuk kam të drejtë të luaj, ndërsa për Kosovën nuk i dihet kurrë. Për momentin jam shumë i kënaqur te Zvicra, por nuk i dihet se çka do të bëhet pas 2-3 vjetësh”, është shprehur futbollisti prishtinas.

Ai ndër të tjera theksoi se nuk ndihet askund më mirë se në Kosovë dhe se pushimet gjithmonë i kalon në vendin tonë, ku e ka edhe familjen.

Pas tri javësh, Xhaka do të jetë pjesë e Zvicrës në Botërorin ‘Brazil 2014’, së bashku me futbollistët tjerë shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi.