Xhaka: Haxhi Krasniqi do të bëhet kampion i botës

Ylli i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka është i bindur dhe mëse i sigurt se Haxhi Robin Krasniqi do të bëhet kampion i botës në boks gjatë duelit të nesërm.

Sport

20/03/2015 19:34

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jurgen Brahmer gjatë mbrëmjes së nesërme do të përballen ndërmjet veti për titullin e kampionit të botës në boks.

Dhe, Xhaka nëpërmjet një video, ka shprehur përkrahje për Krasniqin, të cilin e quan si vëlla.

“Shoku im Robin Krasniqi do të përballet të shtunën mbrëma me Jurgen Bramer për titullin e kampionit të botës në boks. Unë jam i bindur se ai do të bëhet kampion. Ai ka zemër të një luftëtari dhe shpirtin e një luani. Kjo është arsyeja pse unë jam bërë fans i tij, duke parë këtë prej tij në ndeshjet e kaluara”.

“Unë jam i sigurt se ai do të bëhet kampion botë. Vëlla. Ti e di se jam krenar me ty. Por, vetëm edhe një ndeshje e ki, për me na bo ma shumë krenarë”, u shpreh Granit Xhaka.