Xhaka gjithnjë më larg Romës, “Giallorossët” duan Koopmeiners si zëvendësuesin e tij

Roma siç duket duhet ta braktisë planin për transferimin e Granit Xhakës.

Sport

03/08/2021 08:33

Transferimi i Granit Xhakës tek Roma është më larg se kurrë më parë, transmeton lajmi.net.

“Giallorossët” nuk po dëshirojnë të paguajnë 25 milionë funtet që po i kërkon Arsenali, ndërkohë “The Gunners” po punojnë fuqishëm për vazhdimin e kontratës së Xhakës dhe këtë e konfirmoi edhe menaxheri, Mikel Arteta i cili deklaroi se kapiteni zviceran është lojtar i rëndësishëm për ta.

Roma tani po mendon ta transferojë anëtarin e AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners. Tiago Pinto tashmë ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe Roma është pozitive për transferimin e tij.

Edhe çmimi i Koopmeiners i konvenon italianëve për dallim prej atij të Xhakës./Lajmi.net/