Xhaka e tregon fajtorin te goli

Taulant Xhaka ka thënë se goli i pranuar ishte gabim i tyre, ndërsa pret që ndaj Francës të bëjnë më shumë.

Sport

11/06/2016 17:19

“Besoj që 20 minuta kishim tremë dhe emocione. Goli që e morëm është gabim i ynë dhe duhet ta përmirojmë”.

“Ne e dimë që Zvicra ka skuadër të mirë me shumë kualitet. Besoj që sot kemi treguar që kemi ekip të mirë dhe këtë evropian nuk ka ekip të vogël”

“I patëm disa mundësi, por besoj që me ato mundësi një gol do të na kishte shpëtuar, por besoj kundër Francës do të bëjmë më shumë”.

“Zvicra dhe ne do të kalojmë tutje, Granit e jep 100 për Zvicrën edhe unë për Shqipërinë. U mërzita kur u ndërrova, por trajneri kishte dëshirë të luajë më ofensivë, pyeteni trajnerin”, ka thënë Taulanti.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.