Xhaka e Mavraj në ekipin ideal të Euro 2016

Dy reprezentues të Shqipërisë, Mërgim Mavraj dhe Taulant Xhaka kanë zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së parë të fushatës kualifikuese për Euro 2016, të përzgjedhur nga “Goal.com”.

Sport

10/09/2014 11:47

Mërgim Mavraj dhe Taulant Zhaka janë përfshirë në skuadrën më të mirë pas xhiros së parë të ballafaqimeve të fushatës kualifikuese për Euro 2016.

Portali i mirënjohur i futbollit “Goal.com” ka publikuar emrat e futbollistëve më të dalluar, të bashkuar në një formacion dhe në të gjenden dy anëtarë të Kombëtares së Shqipërisë, Mavraj dhe Xhaka.

Ata i ndihmuan Shqipërisë të shënojë fitore 1:0 në udhëtim te Portugalia në kuadër të Grupit I.