Xhaka: Duhet të vrapojmë deri sa të vjellim

Granit Xhaka nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e Borussia Monchengladbachut në fillim të edicionit në Bundesligë.

Sport

14/09/2015 11:05

Monchengladbach i ka humbur katër takimet e para dhe kjo nuk po i pëlqen aspak Xhakës.

Ne duhet të vrapojmë deri sa të vjellim. Ne duhet të ndihmojmë njëri tjetrin. Ne nuk duhet të lajmë lojë individuale por lojë ekipore”, tha Xhaka për Bild.

Lojtari mungoi në sfidën e fundit të ekipit të tij për shkak të kartonit të kuq.