Xhaka: Dua të luajmë kundër Zvicrës

Taulant Xhaka ka thënë se dëshiron të takohet me Përfaqësuesen e Zvicrës në kuadër të Euro 2016.

Sport

12/10/2015 22:35

Taulant Xhaka dëshiron të ndeshet me vëllain e tij, Granitin dhe Përfaqësuesen e Zvicrës në kuadër të Euro 2016.

“Kisha pas shumë dëshirë që të luajmë me Zvicrën, një dëshirë e madhe e imja. Kjo ishte ëndrra ime e fëmijërisë”, deklaroi Xhaka për emisionin Opinion në TV Klan.

“Graniti më telefonoi pas ndeshjes dhe më tha se jam krenar që të dy do të jemi në Francë. Besoj që me zemër ka qenë me ne”, u shpreh ai.