Xhafer Gashi: Bashkë me të rinjët, jemi të parët për Obiliqin!

Kryetari i Komunës së Obiliqit, njëherit kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat qeverisës, Xhafer Gashi, ka qenë pjesë e takimit të strukturës së Rinisë së Iniciativës Qytetare për Obiliq, para të cilëve prezantoj disa nga projektet që do të realizohen për katër (4) vitet e ardhshme.

Lajme

17/09/2021 22:00

Ai, përmes profilit të tij në Facebook është shprehur shumë i kënaqur me mobilizimin dhe përkrahjen e Rinisë së Iniciativës, duke u shprehur se; “ I entuziazmuar sonte me përkrahjen dhe mobilizimin e strukturave të Rinisë së Iniciativës Qytetare për Obiliq, rinia ka adresë, ajo është Iniciativa Qytetare për Obiliq me numër 109!”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Bashkë me të rinjët, jemi të parët për Obiliqin!

I entuziazmuar sonte me përkrahjen dhe mobilizimin e strukturave të Rinisë së Iniciativës Qytetare për Obiliq, së bashku me ta hapëm fushatën zgjedhore, para të cilëve prezantova disa nga projektet që do të realizohen në fokus fuqizimin e rinisë në katër (4) vitet e ardhshme.

Rinia ka adresë, ajo është Iniciativa Qytetare për Obiliq me numër 109!

Falënderoj gjithë kryesinë qendrore të Rinisë së Iniciativës për angazhimin dhe punën e tyre!

Jemi #bashkë!

Xhafer Gashi”. /Lajmi.net/