Xavi zgjedh Amerikën

Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe preferon të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para Japonisë.

Sport

06/11/2014 10:55

Xavi Hernandez, mesfushor i Barcelonës, preferon të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para Japonisë.

Ish reprezentuesi i Spanjës së fundmi ka marrë një ofertë nga FC Tokyo në J-League të Japonisë, me vlerë prej 7 milionë euro në vit.

Mirëpo, ai preferon që karrierën ta vazhdojë – e në fakt përfundojë – në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur portali spanjoll “Fichajes”.

Xavi ngadalë është duke hyrë në muajt e fundit të aventutës së lavdishme në Barcelonë pasi pritet të largohet nga klubi, sipas gjitha gjasave në fund të këtij sezoni.