Xavi: Shyqyr që nuk u largova

Mesfushori i Barcelonës, Xavi është i lumtur që vendosi të mbetet në klub në verën e vitit të kaluar, kur kërkohej nga disa klube larg kontinentit të Evropës.

Sport

11/03/2015 17:42

Xavi gëzohet që mbeti në Barcelonë në verën e vitit të kaluar, derisa përgatitet për paraqitjen e 750-të për ekipin, kundër Eibarit në fundjavë.

Mesfushori ishte në negociata të avancuara me klubin nga MLS, New York City FC, para se të bindej nga trajneri Luis Enrique, që të mbetet në Camp Nou.

Ai ka bërë 26 paraqitje deri më tani gjatë këtij sezoni dhe gëzohet që nuk u largua nga klubi.

“Jam i lumtur që nuk jam larguar në verën e vitit të kaluar”, deklaroi ai.

“Jam me fat që jam në klubin më të mirë në botë. Jam pjesë e ekipit të parë që 17 vite, së bashku me vitet e kaluara në akademi, janë gati 25, që më bën shumë krenar”, u shpreh Xavi.