Xavi refuzoi Barcelonën, por ka një premtim për tifozët

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka pranuar se ka refuzuar një ofertë nga klubi për të pasuar Ernesto Valverde si trajner kryesor para se kampionët spanjoll të emërojnë Quique Setien, duke deklaruar se ishte "shumë shpejt" që ai të pranonte punën e ëndrrës.

Sport

16/01/2020 16:08

Valverde u pushua nga puna pas humbjes 3-2 nga Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Xavi ishte në një listë të ngushtë të kandidatëve të paraqitur në bordin e Barcas para se ish-trajneri i Real Betis Setien të emërohej në një marrëveshje dy vjet e gjysmë, me ish-mesfushorin që mendonte se nuk ishte koha e duhur për ta marrë punën, përcjell lajmi.net.

“Po, unë mora një ofertë nga Barcelona në prani të Eric Abidal dhe Oscar Grau, por unë nuk e pranova”, u tha ai gazetarëve të enjten.

“Është shumë shpejt për të qenë trajner te Barcelona, por do të vazhdojë të jetë ëndrra ime të jem trajner i Barcelonës në të ardhmen”. /Lajmi.net/