Xavi pyetet pse Lewa s’po shënon gola, kjo është përgjigja e trajnerit të Barçës

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me performancën e sulmuesit Robert Lewandowski. Barcelona nuk ka fituar asnjë nga tre ndeshjet e fundit dhe polaku nuk ka goditur asnjëherë portën. Sulmuesi ka shënuar pesë gola në 13 ndeshje që nga fillimi i shkurtit. “Lewandowski mbetet golashënuesi më i mirë në La…

Sport

16/04/2023 20:58

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me performancën e sulmuesit Robert Lewandowski.

Barcelona nuk ka fituar asnjë nga tre ndeshjet e fundit dhe polaku nuk ka goditur asnjëherë portën. Sulmuesi ka shënuar pesë gola në 13 ndeshje që nga fillimi i shkurtit.

“Lewandowski mbetet golashënuesi më i mirë në La Liga”, thotë Xavi. Ndonjëherë ndodhin momente të këqija. Jam pozitiv dhe shoh që ai është ende shumë i rrezikshëm në portat e kundërshtarëve. Golat do të vijnë si për të, ashtu edhe për të gjithë ekipin”, tha Xavi në një intervistë pas ndeshjes.

Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë i La Ligës me 17 gola, tre gola më shumë se Karim Benzema.