Xavi për të ardhmen e Busquets: Nuk ka vendosur ende

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur në lidhje me të ardhmen e Sergio Busquets. Busquets vitin e ardhshëm pritet të largohet nga Barça. Kjo pasi, ai tashmë ka mbushur të 34-tat dhe nuk do ketë impaktin e njëjtë, siç e ka pasur në fillimet e karrierës së tij. Por, ajo që nuk dihet është…

Sport

30/09/2022 20:53

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur në lidhje me të ardhmen e Sergio Busquets.

Busquets vitin e ardhshëm pritet të largohet nga Barça.

Kjo pasi, ai tashmë ka mbushur të 34-tat dhe nuk do ketë impaktin e njëjtë, siç e ka pasur në fillimet e karrierës së tij.

Por, ajo që nuk dihet është se ku do vazhdojë karrierën mesfushori legjendarë i ekipit katalanas.

Së fundmi është edhe trajneri i Barcelonës, që ka treguar se lojtari nuk ka vendosur ende.

“Busquets ka thënë publikisht se ai nuk ka vendosur asgjë, ai do të marrë një vendim në fund të sezonit. Për mua, Busquets vazhdon të jetë lojtari kryesor”, u shpreh Xavi.

Mesfushori ka oferta nga disa e klube, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Lajmi.net/