Xavi nesër pritet të zyrtarizohet si trajner i Barcelonës

Tekniku spanjoll do të rikthehet sërish në Spanjë.

Sport

04/11/2021 17:14

Xavi Hernandez në karrierën e tij si futbollistë ka arritur suksese tejet të mëdha me Barcelonën, shkruan lajmi.net.

Xavi tashmë një trajner i suksesshëm, do të marrë vendin e lënë bosh nga Ronald Koeman në stolin e Barçës.

Sipas gazetarit Gerard Romero, Xavi nesër do të zyrtarizohet si trajner i ri i ‘Blaugranëve’, ndërsa do të prezantohet gjatë javës së ardhshme.

Vetëm pak minuta më parë, u mbajt një takim mes drejtuesve të Barcelonës, Al Sadd dhe Xavit ku u arrit marrëveshja për ta lënë të lirë Xavin ti bashkohet gjigantit spanjoll.

Tifozët ‘Blaugranë’, presin që me ardhjen e spanjollit tani Barcelona të rikthehet në formën më të mirë të mundshme dhe të luftojë për trofe të rëndësishëm. /Lajmi.net/