Xavi: Liverpooli ka diçka speciale
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se skuadra e Liverpoolit ka diçka speciale, duke mos harruar këtu të përmendë tifozët nga Anfield të cilët janë fantastik.
Sport
Xavi ka thënë se Premier Liga është një garë shumë atraktive, duke shtuar se skuadra e Liverpoolit është një skuadër që ka diçka speciale.
“Premier Liga është një garë shumë atraktive. Për shembull, Liverpooli është skuadra që ka diçka special – Stadiumi, tifozët, gjithçka”, tha Xavi për BBC.
“Sidoqoftë, prioriteti im është Barcelona – Është jeta ime, bota ime. Jam shumë i me fat dhe nuk do e ndërroja për asgjë”, përfundoi Xavi.
Përndryshe, Xavi kohëve të fundit është duke u lidhur me një largim nga Barcelona, ndërsa destinacioni i tij i mundshëm është pikërisht Premier Liga apo Amerika.