Xavi: Ky futbollist e meriton Topin e Artë
Xavi ka thënë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi e meriton ta fitojë Topin e Artë.

Sport
Xavi nuk ka dyshime. Ai thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi e meriton ta fitojë Topin e Artë.
Messi është në garë me bashkëlojtarin e tij, Neymar, dhe rivalin nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.
Por, Xavi e favorizon argjentinasin për t’u shpallur më i miri. “Messi është favorit absolut. Është më i miri dhe e dëshmon në çdo ndeshje”, deklaroi Xavi për “FIFA.com”, përcjell “Lajmi.net”.
“Messi e meriton Topin e Artë”, u shpreh ai.