Xavi: Ky është realiteti, duhet ta fitojmë Europa League, ta fitojmë secilën ndeshje

Xavi Hernandez ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Bayern Munich.

Sport

08/12/2021 23:32

Barcelona luan në Europa League për herë të parë që nga sezoni 2003/04 dhe ky fakt e bën nervoz trajnerin Xavi.

Trajneri i Barcelonës është shprehur i mllefosur, por ka marrë përgjegjësinë për dështimin e skuadrës. Ai pret që ta fitojë Europa League dhe të ndryshojë situatën.

“Nuk garuam. Ju thash lojtarëve se sot është një fillim i ri, një pikë kthyese. Nuk mund të jemi në Europa League. Jam nervoz sepse ky është realiteti ynë, dhe më nervozon”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Europa League? Ne duhet ta fitojmë atë, ta fitojmë secilën ndeshje dhe titullin”, shtoi ai.

Barcelona i la vendin e dytë Benficas, kurse Bayern Munich u kualifikua nga pozita e parë në grup. /Lajmi.net/