Xavi konfirmon interesimin për Endrick

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar interesimin e tyre për Endrick Felipe. Endrick është sensacioni i momentit në futboll, transmeton lajmi.net. Shumë klube të mëdha evropiane janë vendosur pas tij, në mesin e tyre edhe gjiganti spanjoll, Barcelona. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i ‘Blaugrana’, Xavi Hernandez. “Ne kemi folur me babanë…

Sport

26/11/2022 16:19

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar interesimin e tyre për Endrick Felipe.

Endrick është sensacioni i momentit në futboll, transmeton lajmi.net.

Shumë klube të mëdha evropiane janë vendosur pas tij, në mesin e tyre edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i ‘Blaugrana’, Xavi Hernandez.

“Ne kemi folur me babanë e Endrick dhe gjithashtu me lojtarin. Ua shpjegova projektin. Ne e duam atë, ai është një top talent”, tha ai për ‘ESPN’.

“Endrick është lloji i lojtarit që na nevojitet. Shpresoj që ai t’i bashkohet Barçës. I takon atij të vendosë”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet drejt cilit ekip do kalojë i riu brazilian./Lajmi.net/