Xavi ka disa kushte për rikthimin te Barcelona

Xavi Hernandez ka folur edhe një herë për mundësinë që të kthehet në ‘Camp Nou’.

Sport

29/03/2020 10:30

Ikona spanjolle e futbollit që tashmë drejton skuadrën e Al Sadd, lidhet tash e sa kohë me stolin e Barcelonës.

Xavi shihet si mundësi për trajnerin e ardhshëm në ‘Camp Nou’ dhe këtë nuk e ka mohuar as ai. Madje, më shumë se kurrë, lojtari me fjalët e fundit ka nxitur thashethemet.

“Dua të kthehem te Barcelona, por të filloj një projekt nga fillimi” ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Tani që kam parë vetën të stërvis lojtarë, mendoj se mund të kontribuoj në gjëra. Por, e kam bërë të qartë për Barcelonën se unë shoh një projekt ku vendimet i marr vet” ka shtuar spanjolli.

“Do të doja të punoja me njerëz te të cilët kam besim. Nuk duhet pasur njerëz toksik afër dhomave të zhveshjes” ka thënë ndër të tjerash ish mesfushori ‘Blaugrana’.

Në mesin e emrave që përmenden si mundësi për të pasuar postin e Quique Setien (kur ky i fundit të largohet) është edhe ai i Ronald Koeman. /Lajmi.net/