Xavi: Jemi Barcelona dhe shkojmë për fitore te Bayern Munich

8:22 | 24 Nentor 2021

Barcelona dje barazoi me Benfican në kuadër të xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit me këtë barazim ‘rrezikojnë’ shumë kualifikim tutje, ngase duhet të mposhtin Bayern Munich, ose në rast të humbjes ose barazimit, duhet të shpresojnë që Benfica të barazoi ose mposhtet nga Dynamo Kiev, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë që beson që skuadra mund të mposht gjigantin gjerman.

“Ishte ndeshje e mirë. Nëse do kishin shënuar se paku një herë, do ishte edhe më mirë. Morëm një pikë dhe dinim shumë pak. Por duhet të jemi pozitiv, kemi edhe një ndeshje. Duhet të shkojmë dhe të fitojmë në Munich”.

“Mendoj se luajtën mirë. Janë duke u mësuar me idenë. Na mungoi thjeshtë goli. Në dy ndeshje ne shënuam një herë dhe ishte penalltia. Duhet të jemi më efektivë. Jemi Barcelona dhe shkojmë në Munich për fitore dhe çdo kund tjetër. Jam i lumtur me punën e lojtarëve”, deklaroi tekniku spanjoll.

Barcelona në grupin E renditët në pozitën e dytë me shtatë pikë, dy më pak se Benfica që zë vendin e tretë, derisa lideri është Bayern Munich që është ende i pamposhtur me 15 pikë në pesë ndeshje./Lajmi.net/