Xavi i gëzohet kualifikimit

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez u nda i kënaqur nga paraqitja e ekipit në fitoren 2:1 ndaj Manchester Cityt në Camp Nou me çka gjiganti katalan konfirmoi kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Barcelona kishte fituar edhe ballafaqimin e parë në Etihad me rezultat 2:0, por fitoi edhe ndeshjen e kthimit duke mos…

Sport

12/03/2014 22:03

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez u nda i kënaqur nga paraqitja e ekipit në fitoren 2:1 ndaj Manchester Cityt në Camp Nou me çka gjiganti katalan konfirmoi kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona kishte fituar edhe ballafaqimin e parë në Etihad me rezultat 2:0, por fitoi edhe ndeshjen e kthimit duke mos lënë të kërcënohet nga skuadra e rrezikshme e Manchester Cityt.

“City është ekip i mirë por ne ishim në kontroll. E arritëm objektivin e kualifikimit për në çerekfinale dhe jemi të lumtur”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.

“Ne e kemi rikthyer atë ndjenjën e Barcelonës dhe jemi larguar nga fusha të kënaqur nga paraqitja jonë”.

Barcelona ishte në kritika të ashpra pas humbjes së befasishme nga Valladolid në fundjavë në La Ligë, por u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme.