Xavi i bindur në rikthimin e Ansu Fati ndaj Bayernit

Gjiganti spanjoll momentalisht ka shumë futbollistë të lënduar.

Sport

24/11/2021 16:36

Skuadra e Barcelonës po përballet me lëndime të shumë futbollistëve këtë edicion, sidmos në repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.

Martin Braithwaite, Kun Aguero dhe Ansu Fati janë aktualisht tre sulmuesit e lënduar të Barçës.

Sipas mediave spanjolle, Fati është afër rikthimit nga lëndimi dhe Xavi beson se ai do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Bayernit.

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Bayernit më 8 dhjetor, sifë ku pritet të jetë në stol Fati.

Sfida kundër ‘Bavarezëve’ do të jetë vendimtare për fatin e ‘Blaugranëve’ në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/