Xavi: Guardiola do të rikthehet te Barcelona

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se ish trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola do të rikthehet te kjo skuadër.

Sport

29/07/2015 23:55

Xavi ka thënë se Guardiola do të rikthehet te Barcelona atëherë kur është momenti i duhur.

“Unë kam shijuar një periudhë shumë të sukseshme te Barcelona dhe unë e di se ai do të zgjedh momentin e duhur për t’u rikthyer te skuadra”, tha Xavi për faqen zyrtare të skuadrës, Al Sadd.

Përndryshë, Xavi është larguar nga Barcelona gjatë kësaj vere për te skuadra e Al Sadd.