Xavi e thotë hapur: Dyert e Barcelonës janë të hapura për Messin, ai do të vendos javën e ardhshme

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur sërish për mundësinë e rikthimit të Leo Messit në “Camp Nou”, përcjell lajmi.net. Ylli argjentinas i futbollit do të largohet zyrtarisht nga Paris Saint-Germaini në verë duke mbyllur periudhën dyvjeçare te parisienët. Pikëpyetje e madhe në botën e futbollit është e ardhmja e kampionit të botës. Për Messin…

Sport

02/06/2023 15:32

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur sërish për mundësinë e rikthimit të Leo Messit në “Camp Nou”, përcjell lajmi.net.

Ylli argjentinas i futbollit do të largohet zyrtarisht nga Paris Saint-Germaini në verë duke mbyllur periudhën dyvjeçare te parisienët.

Pikëpyetje e madhe në botën e futbollit është e ardhmja e kampionit të botës.

Për Messin interesim të madh ka shprehur edhe klubi arab i Al Hilal që ka ofruar shumë të majme, ndërkohë në anën tjetër është edhe mundësia e rikthimit te Barcelona pas dy vjetësh.

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se dyert e Barcelonës për Messin janë të hapur dhe ka pohuar se ai do të vendos për të ardhmen javën e ardhshme.

“Messi ka fituar të gjithë të drejtën në botë për të thënë se ku të shkojë, ku ta përfundojë karrierën e tij. Nëse Leo vendos të vijë, dyert janë të hapura te Barcelona. Nuk kam asnjë dyshim se ai do të na ndihmonte shumë. Nga atje, çështja kontraktuale nuk është më shqetësimi im. Ai do të vendosë javën e ardhshme dhe tani janë 200 hipoteza”, shpjegoi Xavi në një intervistë për Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net.

Messi u transferua te Paris Saint-Germaini në verën e vitit 2021 nga Barcelona si futbollist i lirë./Lajmi.net/