Xavi dridh Barcelonën
Legjenda e Barcelonës, Xavi mund të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ardhja e mundshme e Ivan Rakitic dhe Koke mund të sinjalizojnë përfundimin e aventurës së mesfushorit në Camp Nou. Ai ka ofertë të madhe nga Katari.
Sport
Ardhja e Ivan Rakiticit mund t’i kushtojë shtrenjtë Barcelonës.
Jo për faktin se mesfushori kroat ka një çmim shumë të lartë për transferim nga Barcelona, mirëpo blerja e tij mund të largojë nga klubi legjendën Xavi Hernandez.
E përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo ia ka kushtuar ballinën e saj Xavit dhe mundësisë së largimit të tij nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Ylli spanjoll thuhet se ka marrë një ofertë të majme financiare nga një klub nga Katari – me vlerë prej 10 milionë eurosh në stinor – dhe është duke konsideruar të ardhmen e tij.
Me ardhjen e Rakiticit, dhe njoftimet se ylli i Atletico Madridit, Koke po ashtu do të transferohet në Barcelonë, Xavi mund të ketë hapësirë të kufizuar për lojë në edicionin e ardhshëm.
Dhe, ai ka vendosur të vlerësojë opsionet tjera. Katari është një prej tyre.