Xabi Ancelotti

Carlo Ancelotti është trajner i Real Madridit, por skuadra ka edhe një tjetër ‘strateg’ në fushën e lojës. Mesfushori Xabi Alonso është përfaqësues i italianit në fushë. Ai nuk quhet rastësisht mjeshtër. Me mënyrën si komunikon me trajnerin, ku Alonso shpeshherë i afrohet bankinës dhe diskuton në shpejtësi me Ancelottin, reprezentuesi spanjoll tregon se është…

Sport

25/11/2013 18:10

Carlo Ancelotti është trajner i Real Madridit, por skuadra ka edhe një tjetër ‘strateg’ në fushën e lojës. Mesfushori Xabi Alonso është përfaqësues i italianit në fushë. Ai nuk quhet rastësisht mjeshtër.

Me mënyrën si komunikon me trajnerin, ku Alonso shpeshherë i afrohet bankinës dhe diskuton në shpejtësi me Ancelottin, reprezentuesi spanjoll tregon se është ‘trajner’ mes futbollistëve.

Alonso është për Ancelottin, atë që Ancelotti ishte për Arrigo Sacchin.

Milani në atë kohë ishte fuqi kontinentale dhe trajneri i tanishëm i Real Madridit e ka ‘zëdhënësin’ e tij në fushën e lojës sa herë që duhet të bëjë ndonjë intervenim gjatë ndeshjes e sipër.

“Carlo nuk ishte aq i shpejtë me këmbët e tij, por ai ka qenë më i mençuri dhe më i shpejti nga të tjerët me mendimet e tij”, ishte mënyra si Sacchi e përshkroi Ancelottin.