Xabi Alonso, mungesë e madhe e Realit

Fernando Morientes insiston se mungesa e Xavi Alonsos do të jetë mjaft e madhe për Real Madridit, para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Sport

21/05/2014 11:42

Ish sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes mendon se ekipit nga Santiago Bernabeu do t’i mungojë shumë Xabi Alonso, në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, që do të zhvillohet të shtunën.

Mesfushori spanjoll e mori një karton të verdhë në fitoren e Los Blancos 4-0 ndaj Bayern Munich, ndeshja e kthimit, duke ia mohuar kështu finalen e Lisbonës.

“Ai ia ofroi ekipit të tij një balancë të mirë dhe forcën e duhur”, deklaroi ish sulmuesi spanjoll për Fifa.com.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin, kështu që madrilenëve do t’ju mungojë shumë Alonso”, vazhdoi ish futbollisti i Real Madridit dhe Monacos, i cili shpreson që Los Blancos ta fitojnë La Deciman.