WP: Si po e tradhton BE-ja Ballkanin Perëndimor

Jasmin Mujanoviç, një shkencëtar politik i specializuar në politikën e Europës Juglindore, në një shkrim autorial për prestigjiozen amerikane 'The Washington Post', ka trajtuar në një spektër më të gjerë atë se si Bashkimi Europian po ia kthen shpinën Ballkanit Perëndimor.

Bota

22/05/2019 23:27

Shkrimin e plotë autorial, të përkthyer e përshtatur në gjuhën shqipe, mund ta gjeni në paragrafët e mëposhtëm:

Bashkimi Europian është në greminë falë një krize të madhe, e cila rrënjoset thellë në paaftësinë e krijimit të Brukselit, si në cinizëm, ashtu edhe në provincializmin e shteteve anëtare. Kjo cilësohet si një tregim i hidhur dhe tradhti, i premtimeve të thyera dhe frikësimit, një histori rreth “triumfit të mungesës së vullnetit”.

Gjatë 16 viteve të fundit, Brukseli iu ka premtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor, rajonin më të prekshëm dhe të paqëndrueshëm të kontinentit, se “e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian”. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar Brukseli qartazi hodhi poshtë idenë e zgjerimit të mëtejshëm.

Ndonëse shtetet anëtare po hyjnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, zgjerimi ende nuk bën pjesë në rendin e ditës. Në vitin 2018, Komisioni Europian u zotua se viti 2025 do njihet si ai i raundit të ri të zgjerimit. Por në Paris, Emmanuel Macron ishte i qartë në qëndrimet e tij kundrejt kësaj: Nuk do të ketë zgjerim, të paktën jo në të ardhmen e parashikueshme. Edhe në Berlin, në kampionin më të hapur europian të Ballkanit Perëndimor, ideja e zgjerimit të BE-së cilësohej si “politikisht toksike”.

Për të qenë i qartë, më duhet të them se askush nuk potencoi se shtetet e rajonit – Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria – ishin kandidatë potencialë për anëtarësim në të ardhmen e afërt. Por premtimi i një “perspektive europiane” ishte një pjesë integruese e strategjisë së Brukselit për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën e reformës politike dhe ekonomike dhe frenimin e rivalëve të saj gjeopolitikë – Rusia, Kina, Turqia dhe monarkitë e Gjirit Persik.

Kjo kthesë e dobët nuk mund të vinte në një moment më të keq. Në janar, Shkupi dhe Athina përfunduan mosmarrëveshjen e tyre rreth tri-dekadëshe mbi “çështjen e emrit”.

Maqedonasit u udhëhoqën nga diplomatët europianë, të cilët iu bënë thirrje këtyre të parëve të gëlltitnin këtë pilulë të hidhur, – duke ndryshuar emrin e vendit të tyre – e që nënkuptonte përshpejtim të hapave ndaj integrimit në BE dhe anëtarësim në NATO. Kjo e fundit duket e sigurt, por ideja e anëtarësimit – faturë e lartë për t’u paguar për shumicën e njerëzve në rajon – është gjithnjë e më pak e mundshme.

Thënë më thjesht, BE-ja gënjeu qeveritë dhe popujt në të gjithë rajonin.

Shtetet anëtare të tilla si Franca theksojnë se vendi nuk është aspak i gatshëm për anëtarësim në bllokun politik dhe ekonomik në botë. Por, kjo nuk është diçka e re.

Suksesi i dukshëm i BE-së, integrimi i vendeve përgjatë Paktit të Varshavës ofron një precendencë të mundimshme. Megjithatë, Ballkani Perëndimor nuk është i njëjtë me Europën Lindore. Ndërsa Europa Lindore jetonte gjatë dekadave të autoritarizmit, juglindja e kontinentit pa dy dekada të sundimit të një partie dhe pastaj një sërë konfliktesh rajonale dhe të brendshme, që rezultuan me vdekjen e rreth 150,000 njerëzve midis viteve 1991 dhe 2001.

Shkurtimisht, lloji i ndërtimit të shtetit dhe promovimi i demokracisë që nevojitet për Ballkanin Perëndimor ishte i grimcuar, i durueshëm dhe i qëndrueshëm. Ajo që Rajoni mori ishte modeli i pranimit të BE-së: një program teknikisht rigoroz, por joefektiv politikisht. Kjo qasje i lejoi elitat post-komuniste nga Baltiku deri në Adriatik të bënin ndryshime legjislative kozmetike, pa hequr dorë ndonjëherë nga rrjetet e mëdha të patronazhit, duke i ndërprerë lidhjet e tyre me krimin e organizuar ose duke luftuar korrupsionin në aspektin kuptimplotë.

Rezultati ka qenë më i keqi i të gjitha kohërave. Ruajtësi i vjetër në Europën Perëndimore thotë se është i shqetësuar nga rebelimi alarmues demokratik në lindjen e kontinentit (jug). Por, pjesa më e madhe e anëtarëve të saj frikësohen nga ngritja e të djathtës ekstreme, që i referohet Ballkanit si “jashtëtokësor” – falë popullsive të mëdha myslimane indigjene – që duhet të mbahet larg BE-së.

Në rajon, një pjesë e krijimit të elitës jo-legjitime është duke shfrytëzuar mundësinë për të zhvendosur aleancat ndaj patronëve të rinj autokratë në Moskë, Pekin dhe Ankara. Një grup tjetër, sikundër është fuqia separatiste serbe e Bosnjës, Milorad Dodik, po rinovon “aventurat e stilit të viteve ’90 -ta” apo skemat e ndarjes megalomane.

Nëse Ballkani Perëndimor i “rrëshqet” nga dora komunitetit euroatlantik, krerët europianë do të kenë vetëm vetveten për ta fajësuar. Plotësisht e shkëputur nga premtimi i integrimit, politika e Ballkanit shpejt do të bëhet deprimuese dhe e rrezikshme – veçanërisht për BE-në në vetvete.

BE ende ka kohë ta ndryshojë këtë. Ajo duhet të fillojë formalisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të paktën t’ia lejojë statusin e kandidatit Bosnja dhe Hercegovinës. Kjo do të stabilizonte përkohësisht gjendjen. Detyra e madhe, megjithatë, është krijimi i një plani afatgjatë të qëndrueshëm për rajonin, i cili do të sjellë jo vetëm një angazhim të besueshëm ndaj normave dhe praktikave liberale-demokratike, por edhe një pengesë të fuqishme ndaj “flirtimit” me Rusinë.

Të thënit “jo” Ballkanit Perëndimor mund të jetë një segment i rritjes së elektoratit, por jo një strategji. Kjo është thjesht një krizë e vonuar. /Lajmi.net/