Wolves gjunjëzon Liverpoolin

Liverpool vazhdon të zhgënjej. Wolves deklasuan Liverpoolin me rezultat 3:0, shkruan lajmi.net. Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Wolverhampton u gjend në epërsi prej 2:0 ndaj Liverpoolit. Fillimisht në minutën 5′ Joel Matip shënoi autogol dhe i dha epërsinë Wolves. Më pas në të 21′ shënoi një gol Craig Dawson çoi rezultatin…

Sport

04/02/2023 17:53

Liverpool vazhdon të zhgënjej.

Wolves deklasuan Liverpoolin me rezultat 3:0, shkruan lajmi.net.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Wolverhampton u gjend në epërsi prej 2:0 ndaj Liverpoolit.

Fillimisht në minutën 5′ Joel Matip shënoi autogol dhe i dha epërsinë Wolves.

Më pas në të 21′ shënoi një gol Craig Dawson çoi rezultatin në 2:0 në pjesën e parë.

Në 45 minutat e tjerë ‘Reds’ tentuan të bëjnë diçka, por nuk ia arritën.

Por, ishin Wolves që gjetën golin e tretë në këtë takim.

Pas një asistimi nga Adama Traore, shënoi Ruben Neves, në minutën e 71′.

Pas kësaj humbje Liverpooli pozicionohen në vendin e 10 me 29 pikë.

Wolves në anën tjetër ndodhen në vendin e 15 me 20 pikë gjithsej./Lajmi.net/