Wolverhampton rivalizon Barcelonën për super sulmuesin

Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një qendër sulmuesi, që do të ishte pasardhësi i Luis Suarez.

Sport

25/03/2019 20:03

Një nga emrat që është përmendur në listën e dëshirave të katalanëve ishte ai i sulmuesit që luan me Sevillan, Andre Silva.

Por, së fundmi një interesim për sulmuesin portugez ka ardhur edhe nga Premierliga, nga Wolverhampton.

Raportimet e ‘Calciomercato’ thonë se lojtari do të rikthehet tek Milano, para se Barca e Wolves të nisin ofertat e tyre, transmeton lajmi.net.

Portugezi aktualisht po luan me Sevillën, ku është i huazuar, por skuadra spanjolle nuk do ta bëjë blerjen permanente të kartonit të tij. /Lajmi.net/