Wolfsburg bombardon Bayernin (Video)

Wolfsburg shënoi fitore të thellë ndaj Bayern Munichut duke e mposhtur me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesligë.

Sport

30/01/2015 22:27

Bayern Munich e ka nisur në mënyrë katastrofale pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë.

Suadra e Pep Guardiolës pësoi disfatë 4:1 në udhëtim te Wolfsburg. Bas Dost shënoi dy herë brenda pjesës së parë duke kaluar vendasit në epërsi komode.

Kevin de Bruyne shtoi dy gola të tjrë në të dytën duke e shndërruar golin e Juan Bernat vetëm në ngushëllim për Guardiolën dhe skuadrën e tij.

Pavarësisht humbjes, Bayerni ka tetë pikë epërsi ndaj Wolfsburgut.