Wolff i hap derën Vettelit te Mercedes

Kampionët e Formula 1, Mercedes, nuk kanë përjashtuar mundësinë për angazhimin e Sebastian Vettel në sezonin e ri.

Sport

04/06/2020 09:21

Mercedes në sezonin e ardhshëm mund të kenë nevojë për një zëvendësim për Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, kontratat e të cilëve përfundojnë.

Drejtori i Mercedes, Toto Wolff, ka pranuar se skuadra e tij do t’i hapte derën Vettelit, nëse do të kishin nevojë për një shofer të ri.

“Dikush prej Hamilton dhe Bottas mund të vijë dhe të thotë se nuk do të vozisë më për ne, pastaj ne duhet të gjejmë dikë. Prandaj në këtë moment nuk mund të them se Vettel nuk ka mundësi të vijë”, ka dekalruar Wolff, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se duhet respekt për katër herë kampionin e botës, ne nuk mund ta refuzojmë atë”./Lajmi.net/