Wilshere: Nuk besoj se Richarlison do të zinte vend tek Arsenali

Jack Wilshere e ka komentuar lëvizjen e Richarlisonit te Tottenham Hotspur.

Sport

02/07/2022 10:56

Ish-lojtari i Arsenalit tha se nuk u befasua nga kjo lëvizje e brazilianit, duke shtuar se nëse i njëjti do të vinte te “topçinjtë” nuk do të zinte vend startuesi, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam i befasuar nga kjo lëvizje. Në rast se do të vinte tek Arsenali, ai do ta përmirësonte skuadrën, definitivisht ai sjell diçka ndryshe. Gjithsesi, nuk mendoj se do të zinte vend në 11-shën e parë të Arsenalit”, tha ai.

Për Richarlison, pos Arsenalit dhe Tottenhamit, në garë ishte edhe Chelsea. /Lajmi.net/