Wilshere në Man City?
Manchester City është i gatshëm të paguajë mbi 30 milionë funte për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Sport
Arsenali ka insistuar se Jack Wilshere nuk është në shitje.
Por, as ky qëndrim i klubit londinez nuk e parandalon kampionin në fuqi të Premierligës, Manchester City që të bëjë përpjekje për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas “Daily Mirror”, “Citizens” janë të gatshëm të ofrojnë mbi 30 milionë funte për blerjen e Wilshere.
Ylli anglez nuk ka kaluar një edicion pozitiv he ka munguar së fundmi për shkak të lëndimeve por edhe vendimeve të menaxherit Arsene Wenger.