Wilshere mungon tre muaj

Arsenali është tronditur nga lajmi i keq se mesfushori Jack Wilshere do të mungojë rreth tre muaj pas operacionit në nyjën e këmbës.

Sport

27/11/2014 15:55

Mesfushori Jack Wilshere do të mungojë për rreth tre muaj pas operacionit në nyjën e këmbës, ka njoftuar Arsenali, nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Reprezentuesi anglez dëmtoi ligamentet në nyjën e këmbës së majtë gjatë humbjes 2:1 nga rivali i Premierligës, Manchester United, në Emirates Stadium të shtunën.

“Të gjithë në klub i dëshirojnë Jackut një rikuperim sa më të shpejtë dhe mezi presim që ta shohim sërish në fushën e lojës”, thuhej në komunikatë.

Kurse, Wilshere, 22-vjeç, publikoi një fotografi i shtrirë në shtrat pas operacionit.