Wilshere mungon 8 javë

Arsenali është tronditur nga lajmet e fundit që raportojnë se Jack Wilshere mund të mungoj nga 6 deri në 8 javë.

Sport

06/08/2015 11:42

Mesfushori anglez ka thyer një vijë tepër të hollë në kyçin e këmbës së djathtë dhe ky lëndim pritet ta lë jashtë aksionit deri në 8 javë.

23 vjeçari ishte lënduar në stërvitje një ditë para finales së Community Shield ku Arsenali e mposhti Chelsean me rezultat 1-0.

Wilshere kishte probleme të njëjta edhe sezonin e kaluar, por me këmbën e majtë dhe mungoi plotë 5 muaj.