Wilshere kundër Januzajt

Jack Wilshere ka ndërhyrë në debatin rreth Adnan Januzajt dhe theksoi se Anglia duhet të ftojë vetëm futbollistë që kanë lindur brenda shtetit. Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka pranuar se Federata angleze dëshiron ta angazhojë yllin kosovar, i cili ka të drejtë të inkuadrohet në ekipe të ndryshme ndërkombëtare përfshirë Shqipërinë, Belgjikën dhe Kroacinë.…

Sport

08/10/2013 22:54

Jack Wilshere ka ndërhyrë në debatin rreth Adnan Januzajt dhe theksoi se Anglia duhet të ftojë vetëm futbollistë që kanë lindur brenda shtetit.

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka pranuar se Federata angleze dëshiron ta angazhojë yllin kosovar, i cili ka të drejtë të inkuadrohet në ekipe të ndryshme ndërkombëtare përfshirë Shqipërinë, Belgjikën dhe Kroacinë.

Secili futbollist në ekipin e 23 futbollistëve të Hodgsonit për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin 2014 kundër Malit të Zi të premten dhe Polonisë të martën e ardhshme ka lindur në Angli.

“Të vetmit futbollistë që duhet të luajnë për Anglinë janë anglezët. Nëse jetoni në Angli për pesë vjet kjo nuk ju bën anglez. Nëse unë do të shkoja në Spanjë dhe të jetoja atje për pesë vjet, nuk do të luaj për Spanjën”, deklaroi Wilshere për Daily Mail.

Rregullat e FIFA-së thonë se Januzaj, 18-vjeç, duhet të jetojë në Angli për së paku pesë vjet në mënyrë që të ketë të drejtë të luajë për ekipin Kombëtar.

“Ne duhet të kujtojmë se qka jemi, ne jemi anglez dhe luftojmë shumë dhe jemi të ashpër në fushë, dhe jemi të vështirë për tu mposhtur. Ne kemi një karakter të caktuar. Ju mendoni për Spanjën dhe ata janë teknik, por kur bëhet fjalë për Anglinë ju e dini se ekziston trimëria dhe ata ndërhyjnë ashpër”, u shpreh ylli i Arsenalit.

Januzaj ka filluar të përmendet me të madhe në Angli pas dy golave për Unitedin në fitoren kundër Sunderlandit 2-1 të shtunën, në debutimin e tij si titullar në Premierligë.