Wilshere i ‘dorëzohet’ Kasamit
Të shtunën dukej se debati rreth golit më të bukur të muajit në Premierligë përfundoi kur Jack Wilshere realizoi pas një aksioni magjik duke e kaluar në epërsi Arsenalin në duelin kundër Norwichit. Por, mesfushori shqiptar Pajtim Kasami kishte ide tjera. Të hënën mbrëma, 21-vjeçari solli kujtimet e golit të famshëm të Marco van Bastenit…

Sport
Të shtunën dukej se debati rreth golit më të bukur të muajit në Premierligë përfundoi kur Jack Wilshere realizoi pas një aksioni magjik duke e kaluar në epërsi Arsenalin në duelin kundër Norwichit.
Por, mesfushori shqiptar Pajtim Kasami kishte ide tjera. Të hënën mbrëma, 21-vjeçari solli kujtimet e golit të famshëm të Marco van Bastenit nga Euro 88 kur e ndali topin me gjoks para se të realizonte në mënyrë të jashtëzakonshme duke mposhtur portierin Julian Speroni në duelin të cilin Fulham e fitoi kundër Crystal Palace me rezultat 4-1.
Se goli i Kasamit ishte më i bukur se ai i Wilshere, këtë e pranoi edhe mesfushori i Arsenalit i cili menjëherë pas përfundimit të takimit shkroi: “Më humbi çmimi për golin e muajit. Përkuluni!”.