Wilmots: Januzaj si De Bruyne

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots beson se Adnan Januzaj mund të shkojë hapave të Kevin De Bruyne.

Sport

18/09/2015 09:39

Selektori i Belgjikës, Marc Wilmots ka lavdëruar mesfushorin Adnan Januzaj duke thënë se ai mund të shkojë hapave të Kevin De Bruyne.

Januzaj u huazua në Borussia Dortmund nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës. Dhe, Wilmots beson se lëvizja mund të jetë pozitive për mesfushorin me prejardhje nga Kosova.

“Për De Bruynen largimi nga Chelsea dhe paraqitjet në Wolfsburg kanë qenë shumë të rëndësishme, i ka ndihmuar shumë në zhvillimin e tij personal”, deklaroi ai për “Bild”.

“Shpresoj që edhe me Januzajn mund të ndodh njësoj. Mund të zhvillohet shumë dhe të bëhet si Kevin”, u shpreh Wilmots.