Willian kryen testet mjekësore tek Arsenal, pritet vetëm zyrtarizimi

Willian do të jetë lojtari i Arsenal.

Sport

10/08/2020 18:10

Ylli brazilian, Willian, ka njoftuar së fundmi se do t’i jap fund aventurës së tij me skuadrën e Chelsea.

Lojtari nuk do të ndryshojë ambient, pasi pritet të qëndrojë në Londër, veçse do të luajë me londinezët veriorë.

Sipas raportimeve të medieve britanike, sot Willian ka kryer testet mjekësore tek Arsenal, përcjell lajmi.net.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodh nesër.

Willian ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij me skuadrën e kaltër nga Londra, Chelsea. /Lajmi.net/