Williamson ndjek hapat e Bryant e Nowitzki: Dua të luajë me Pelicans gjithë karrierën

Ylli në rritje, Zion Williamson, ka përzgjedhur dy figurat të cilat do t’i ndjek për të ndërtuar karrierën e tij, nga e cila pritet shumë.

Sport

01/08/2019 22:59

Williamson, i lindur në vitin 2000, ishte zgjedhja e parë e draftit të vitit 2019, duke i takuar kështu skuadrës së New Orleans Pelicans.

19 vjeçari ka thënë se është rritur duke parë Kobe Bryant dhe Dirk Nowitzki, dhe synon të veprojë sikur ata.

“Do të mundohem të jap përgjigjen më të mirë. I kam thënë vetës se dua të qëndroj me një skuadër. Duke u rritur, më pëlqeu ajo që Kobe dhe Dirk kanë bërë. Qëllimet e mia janë të qëndrojë me Pelicans gjatë gjithë karrierës” ishin fjalët e Williamson.

NBA po futet në një epokë ku lojtarët e rinj nuk kanë parë lojën e Michael Jordan apo Magic Johnson, por idhujt e tyre janë LeBron James, Kobe Bryant, Dirk Nowitzki etj. /Lajmi.net/