Will Smith flet për herë të parë pas shuplakës në Oscar: Mu kujtua babai që rrihte mamin

Pas një sërë deklaratash në internet dhe daljeve publike ku ai qëndroi i heshtur, Will Smith ishte i ftuar të hënën në “The Daily Show With Trevor Noah”. Kjo ishte intervista e parë e aktorit që nga shuplaka e Chris Rock në Oscars në mars 2022. Smith dhe Trevor Noah diskutuan për “Emancipimin”, dramën e…

ShowBiz

29/11/2022 16:47

Pas një sërë deklaratash në internet dhe daljeve publike ku ai qëndroi i heshtur, Will Smith ishte i ftuar të hënën në “The Daily Show With Trevor Noah”.

Kjo ishte intervista e parë e aktorit që nga shuplaka e Chris Rock në Oscars në mars 2022.

Smith dhe Trevor Noah diskutuan për “Emancipimin”, dramën e re historike në të cilën aktori luan, por pas pak biseda u kthye te incidenti i Oscars për të cilin ende po flet industria e filmit, shkruan abcnews.al.

“Oscars ishte një natë e tmerrshme, siç mund ta imagjinoni. Ka shumë dallime të vogla dhe kompleksitet në këtë. Por në fund të ditës, thjesht humba. Po kaloja një kohë të vështirë atë natë. Jo se kjo e justifikon sjelljen time… ishin shumë gjëra. Unë isha djali i vogël që shikoja babain e tij duke rrahur nënën e tij. E gjithë kjo mu rikthye në atë moment. Nuk është ai që dua të jem”, tha ai.

Noah më pas ndërhyri, duke dhënë këndvështrimin e tij për situatën dhe duke përmendur bisedat që kishte me të njohur në lidhje me incidentin.

“Unë e dua Chris. Ne jemi shoke. Të dua, por e gjithë kjo gjë është e shëmtuar… e di që ne zezakët jemi si çfarë bëri Will? Cfarë ndodhi. Shumë njerëz thanë, ai duhet të shkojë në burg.” tha Smith.